“Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje faqe e specializuar izraelite, qe i referohet burimeve te inteligjencës, e quajtur ?Debka File?, shkruan se Serbia po përgatitet per lufte ne Kosove dhe kjo do te jete lufta e pare e administratës se re Trump. Dy ushtri janë gati për betejë; 60.000 trupa serbë, dhe vetëm rreth 6000 trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë në këtë numër edhe rezervat, shkruan faqja e interneti, që citon edhe presidentin serb Tomislav Nikolic, i cili tha se ?nëse serbët do vriten, do ta dërgojmë ushtrinë në Kosovë?. DEBKA shkruan se në Ballkan ka pasur luftëra të tmerrshme, por që me ndihmën amerikane dhe mbështetjen për vendet myslimane është mundësuar një stabilitet i përkohshëm. Kjo politikë mbështetjeje për Kosovën nga Amerika ka vazhduar nga presidenti Bill Clinton e deri tek Barack Obama, por duket se kjo epokë ka përfunduar me trenin serb të nisur për Kosovë, shkruan DEBKA. Sipas kësaj faqeje internet, treni serb do të provojë të futet përsëri në Kosovë tani pas inaugurimit të Donald Trump. grupi investigative pretendon se nese treni sulmohet nga policia e Kosovës, atëherë ushtria serbe do te ndërhyrje, por ajo është gati per te marshuar pas trenit, edhe nese nuk do te ketë nje ndërhyrje te autoriteteve kosovare.

Recommended