Ora News – 21 Janari, protestuesit e AK hedhin tymuese drejt kryeministrisë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protestues të Aleancës Kuq e Zi kanë hedhur tymuese dhe fishekzjarre dhe sende të tjera drejt godinës së kryeministrisë si dhe janë përplasur me policinë.
Aleanca Kuq ishte mbledhur para kryeministrisë në kujtim të 21 janarit 2011, protestës në bulevard ku mbetën të vrarë 4 protestues.
Protesta fillimisht nisi paqësore, por pas fjalës së mbajtur nga kreu i AK-së Kreshnik Spahiu protestuesit kanë hedhur tymuese dhe fishekzjarre drejt kryeministrisë.
Kjo ka shkaktuar dhe përplasjen mes forcave të policisë dhe grupit të protestuesve.
Policia më pas zhvendosi protestuesit disa metra më larg, në krahun tjetër të bulevardit.
Gazetari i Ora News Everest Dedaj raporton nga vendi i ngjarjes: Dy- tre protestues janë shoqëruar në polici.
Situata e tensionuar zgjati për disa minuta më pas ata u vendosën pranë vendit ku u vra njëri prej 4 viktimave të 21 janarit dhe vendosën lule. Ndërkohë kreu i AK-së paralajmëroi kryeministrin Rama se nëse deri më 2 Mars nuk do të largonte kriminelët atëherë ata do të ishin sërish në protestë dhe këtë herë jo më me fishekzjarre e tymuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-mes-protestuesve-te-ak-e-policise-para-kryeministrise/

Recommended