Ora News - Atentat në Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri brenda në makinë 32-vjeçari

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një person ka humbur jetën gjatë një atentati me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 18:00 në afërsi të portit.
Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti. Mësohet se automjeti mbi të cilin është qëlluar me armë zjarri është me targa AA 606 ID, ndërsa i vrarë ka mbetur shtetasi me iniciale R. Tore.
Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj na informon se makina ishte e parkuar dhe 32-vjeçari ndodhej brenda mjetit dhe do të zbriste për të takuar disa persona. Mendohet se në atentat kanë qenë të përfshirë dy persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar dhe më pas janë larguar me makinë në dretjim të rrugës Transballkanike.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-drejt-nje-automjeti-ne-vlore/

Recommended