Report TV - Gripi në rënie, Karasani: Bie fluksi rastet që vijnë janë pasojat e gripit

  • 7 years ago
Epidemia e gripit duket se po largohet dalëngadalë, sërish nuk duhet të ulet vigjilenca për sa i përket përkujdesjes shëndetësore.

Numri i pacientëve të paraqitur në qendrat shëndetësore ka rënë ndjeshëm.

Barie Karasani, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore numër 4 në kryeqytet shprehet se rastet që paraqiten tani janë pasoja të një gripi të pa kuruar mirë.

Bie ndjeshëm numri i të prekurve nga virus ii gripit. Në qendrën shëndetësore numër 4 paraqiten rreth 20 pacientë në ditë, nga ata vetëm 5 janë në msohë pediatrike, në një kohë kur një javë më parë paraqiteshin rreth 100 raste në ditë.

Drejtoresha e qendrës numër 4 Barie Karasani, ka sqaruar më mikrofonin e Report Tv se aktualisht rastet që paraqiten i përkasin pasojave të një gripi të pa kuruar mirë.

Rifillimi i mësimit ditën e hënë, shoqërohet edhe me një paketë këshillash nga ana e mjekes.

Edhe pse në pritje të ndryshimit të situatës, vazhdon këshillimi për të bërë vaksinën kundër gripit, e cila duhet të bëhet nga të gjithë, sidomos grupet e riskut.

Recommended