Ora News –Tahiri me homologun austriak, Sobotka: BE e do Shqipërinë në mesin e tij

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Wolfgang Sobotka, deklaroi pas një takimi me ministrin Tahiri se Bashkimi Europian e do Shqipërinë në mesin e tij. Sobotka vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura në luftën kundër narkotrafikut ndërsa dy homologët e vunë theksin tek shkëmbimi i informacioneve në luftën kundër krimit të organizuar.
Bashkimi Europian e do Shqipërinë në mesin e tij. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm austriak , Wolfgang Sobotka pas takimit që zhvilloi me ministrin Saimir Tahiri. Sobotka ndërsa garantoi mbështetjen e Austrisë në rrugën e integrimit vlerësoi edhe rezultatet në luftën kundër nakrotrafikut.
Wolfgang Sobotka: Shqipëria ka ndërmarrë iniciativa të mëdha për të luftuar krimin dhe trafikun e armëve, por veçanërisht për të luftuar trafikun e lëndëve narkotike. Shqipëria ka një rol strategjik në këtë luftë pasi ndodhet në rrugën ndërmjet trafikut të lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut dhe nga Afganistani, në një pikë kyçe dhe ne sot ne folëm për krijimin e një instance me Austrinë që gjurmon personat në kërkim. Kjo është e rëndësishme edhe për luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, sepse duam të arrijmë kokat e këtij trafiku.
Ndërsa ministri Tahiri theksoi se për Shqipërinë, me rëndësi është shkëmbimi i të dhënave në luftën kundër krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-me-homologun-austriak-sobotka-be-e-do-shqiperine-ne-mesin-e-tij/

Recommended