Report TV - Gjyqtarja Andrea kërkon gjykim të shkurtuar, shtyhet seanca

  • 7 years ago
Pa kaluar 24 orë nga heqja e masës së sigurisë arrest me burg për bashkëshortin e saj Odhise Andrea, gjyqtarja e lartë e pandehur për korrupsion Majlinda Andrea kërkon nga kolegët e saj gjykim të shkurtuar.

Kjo kërkesë e Andreas u paraqit nga avokati i saj Theodhori Sollaku, ndërsa Kolegji Penal i drejtuar nga Evelina Qirjako vendosi të shtyjë seancën për më 17 Janar aty ku do të shprehet nëse pranojnë apo jo këtë kërkesë. Gjykim të shkurtuar, përveç gjyqtares nën akuzë, kërkoi dhe Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino ndërsa bashkëshorti i gjyqtares kërkoi që gjykimi ndaj tij të zhvillohet me procedurë normale.

Recommended