Report Tv-'Escobari i Ballkanit', Kelment Balili kërkon gjykim të shkurtuar

  • 5 years ago
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur procesin ndaj të ashtuquajturit "Escobari i Ballkanit", Kelment Balili. Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i Balili ka kërkuar gjykim të shkurtuar për klientin e tij. Kërkesa është depozituar sot në sekretarinë e Gjykatës. Seanca u zhvillua mesditën e sotme dhe zbati rreth 30 minuta. Krimet e Rënda shtyri fillimisht seancën e planifikuar për në orën 12:00 me qëllim që i pranishëm të ishte edhe vetë Balili. Seanca rinisi rreth orës 13:30 me pjesëmarrjen edhe të vetë Balilit dhe përfundoi në 14:00.

Do të jetë gjyqtarja Miliana Muça e cila do vendosë seancën e ardhshme gjyqësore për këtë kërkesë të Balilit. Nëse ai shpallet fajtor për të gjitha akuzat dhe dënohet me 7 vite burg me gjykim të shkurtuar, atij i ulet 1/3 e dënimit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur katër akuza për Balilin; trafikimi të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?Pjesëmarrje në Grupin e Strukturuar Kriminal?, ?Refuzim për deklarimin e pasurisë? pranë ILDKPI dhe ?Pastrim i Produkteve të Veprës penale?.

Recommended