Report TV - Kashar, thyhet akulli i liqenit vdes gjatë lojës fëmija 12 vjeç

  • 7 years ago
TIRANË-Një fëmijë 12-vjeçar në Tiranë ka humbur jetën sot pasi është thyer akulli i liqenit të Kasharit ku ai po luante bashkë me motrën e tij.

Ngjarja është shënuar në Mëzez ku loja fëmijërore është kthyer në tragjedi për një familje të zonës.

Policia bën të ditur se sot rreth orës 14:15, në Mëzez, tek Liqeni i Kasharit, ku 2 fëmijë kanë rënë në liqen. Si pasojë është mbytur një fëmijë 12 vjeçar, ndërsa fëmija tjetër 15 vjeçar, është nxjerrë nga liqeni.

Recommended