Fëmijët pre e Jonathan Galindo/ Ekspertët:Janë disa raste të lojës së rrezikshme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë javës së fundit 5 fëmijë shqiptarë kanë rënë viktima të lojës së rrezikshme Jonathan Galindo, një lojë e cila është vijëmësi e Balenës Blu.Kjo lojë, e cila shtyn fëmijët kryesisht nga mosha 10 deri në 18 drejt vetëvrasjes, nis me një link ku arrin të vjedhë të gjitha të dhënat personale të fëmijëve dhe i fut në një lojë virtuale ku i kërkon që të torturojë veten deri në ekstrem.Vatajshton se shumë fëmijë janë shantazhuar për t?u bërë pjesë e lojës makabre.Psikologët shprehen se armiku kryesor që nxit fëmijët që të përfshihen në këto lojëra virtuale, është qëndrimi i gjatë në rrjetet sociale.Braho shton se përgjegjësia më e madhe është e prindërve, të cilët duhet të ketë kujdes dhe të vëzhgojnë fëmijën e tyre, nëse shfaq shënja jonormale si në ushqyerje, agresivitet apo në jetën sociale.Jonathan Galindo është një lojë e rrezikshme, e cila nis me një ftesë në rrjetet sociale. Personazhi shfaqet me pamjen e një qenushi të filmave vizatimor. Ekpertët shprehen se komunikimi mes prindërve dhe fëmijëve dhe kontrolli më i rreptë ndaj këtyre të fundit, mund të parandalojë që të miturit të bien pre ndaj këtyre lojërave që të çojnë deri në vetvrasje.
Recommended