Report TV - Elbasan,1 i vdekur nga përplasja e 2 mjeteve,shkak akulli në rrugë

  • 7 years ago
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Elbasanit.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në Unazën Jugore të qytetit, ndërsa një prej drejtuesve ka humbur jetën.

Nw aksident janw pwrfshirw mjeti tip "Ford" me targa AA 824 BK drejtuar nga shtetasi Dritan Kalemi, 32 vjeç banues ne Elbasan dhe mjeti tip "BMW" me targa AA 003 PF drejtuar nga shtetasi K.A 28 vjec banues në Elbasan.

Drejtuesi tjetër i automjetit, K.A është transportuar për në spitalin e Elbasanit ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë akulli në rrugë.

Recommended