Report TV - Xhika: Të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme

  • 7 years ago
Kreu i ARRSH Dashamir Xhika në një prononcim për Report Tv është shprehur se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme. Ai u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në disa segmente të akseve veriore në Kukës, Dibër dhe pjesërisht në Shkodër.

"Të gjitha akset janë të kalueshme, është hapur dhe aksi i vetëm kombëtarë që ishte i bllokuar Qafë Mali FIerzë. Të gjitha akset kombëtare janë të zhbllokuara dhe mund të lëvizet normalisht. Me përjashtim të akseve veriore Kukës, Dibër, pjesërisht Shkodër në orët e para të mëngjesit duhet bërë kujdes në disa segmente. Në disa segmente situata është normalizuar, problematike në rrugën e Kombit kanë qenë vetëm 2 km pas tunelit, për shkak të dëborës por pas disa orësh situata është normalizuar dhe lëvizja kryhet normalisht", u shpreh Xhika.

Recommended