Veliaj: Do të ndërtojmë rrugën Zall Dajt –Zall Bastar
  • 7 years ago
Në buxhetin e 2017, Bashkia e Tiranës ka parashikuar dhe ndërtimin e rrugës se Zall-Dajtin me Zall-Bastarin. Kryebashkiaku Erion Veliaj zgjodhi t?ju jepte vetë lajmin banorëve të kësaj zone, qe edhe pse pjesë e Bashkisë së Tiranes janë të izoluar për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Erion Veliaj: Kemi disa lajme të mira për Zall-Bastarin. Sapo miratuam në Këshillin Bashkiak rrugën e re nga Zall - Dajti në Zall - Bastar, e cila është një gangrenë për zonën, por që do të rregullohet këtë vit të ri dhe besoj se siç ka qenë motoja jonë në Tiranën urbane, fokusi te puna, kjo duhet te jete motoja jonë edhe për Tiranën fshat.

Veliaj thotë se ky investim bëhet i mundur dhe fal reformës territoriale, që i shkriu komunat dhe i i bashkoi këto njësi me bashkinë e kryeqytetit.

Erion Veliaj: Me vendimin e Këshillit Bashkiak në fund të vitit, i hapim rrugë një investimi që nëse komuna do ishte më vete s?do kishte mundësi ta përballonte. Reforma administrative na ka futur në një familje me të madhe të Tiranës në qytet edhe në fshat, e cila na krijon mundësinë për të përballuar edhe këto investime të mëdha.

Kryebashkiaku Veliaj ishte në Zall Bastar për të shpërndarë ndihma ushqimore dhe dhurata për fëmijët e kësaj zonë./ TV KLAN
Recommended