Vrasja ne Zall Bastar, ne burg autori
- 5 years ago
Prokuroria tashmë ka fakte bindëse për vrasjen e Arben Gjeçit, krim i ndodhur disa ditë më parë në fshatin Bastar i Mesëm në Tiranë. Sipas organit të akuzës, autori i vrasjes është Esat Cani. Ai nuk ka toleruar lidhjen e viktimës me motrën e tij, duke e masakruar me një levë hekuri.
?E godita, jo për ta vrarë, por që të vuante ca kohë dhe të mos të shkatërronte më tej martesën e motrës. E ruajta gjithë ditën Arbenin. E pashë furgonin e tij kur parkoi në lokal dhe piu kafe me kunatin tim, burrin e Elidës, pastaj të dy u larguan. Kunati iku në një lokal tjetër, ndërsa Arbeni u drejtua drejt shtëpisë së motrës. Arbenin e qëllova tre herë me levë pas kokë dhe më pas u largova në shtëpi?.
20-vjeçarja ka ndryshuar qëndrim, duke pranuar para oficerit të Policisë Gjyqësore se ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me 34-vjeçarin, Arben Gjeçi.
?Arbeni erdhi kur im shoq nuk ishte në shtëpi. Vendi ku takoheshim ne të dy është një dhomë e veçuar nga shtëpia. Pata merak se mos vinte burri dhe i thashë Arbenit, por ai më tha të rrija e qetë se burri po pinte kafe. Më tregoi se kishte qenë i frikësuar gjithë ditën, pasi kishte pasur idenë që dikush po e ndiqte. Nuk pashë askënd se kush e qëlloi, sepse aty është një mur që s?të lejon të shikosh?.
Pas dëshmive të Elida Canit, vëllait të saj dhe Dëfrim Kurtit, bashkëshortit të 20-vjeçares, Gjykata vendosi për masat e arrestit. Në burg do të qëndrojë Esat Cani, i dyshuar si autor i këtij krimi, ndërsa çifti i të rinjve që akuzohen për fshehje të provave, do të qëndrojë në arrest shtëpie.
Tv Klan