Izraeli kundër rezolutës së OKB - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj rezolutës se Këshillit te Sigurimit te OKB-se qe i kërkon shtetit hebre te ndale ndërtimin e banesave te reja ne territoret e pushtuara palestineze. Kryeministri Netanjahu e cilësoi dokumentin nje akt te turpshëm. ?Ne nuk do t?i bindemi kësaj rezolute. Në një kohë kur Këshilli i Sigurimit ka dështuar në ndalimin e masakrës ndaj gjysmë milioni njerëzve në Siri, paturpësisht i kundërvihet të vetmes demokraci në Lindjen e Mesme dhe e quan Bregun Perëndimor territore të pushtuara.?Këshilli prej 15 anëtarësh kaloi rezolutën e propozuar nga Egjipti pasi edhe Shtetet e Bashkuara pranuan miratimin e saj. ekspertet thonë se nje veprim i tille shënon edhe kulmin e tensioneve mes amerikaneve dhe izraeliteve. Kundër rezolutës u deklarua edhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump, i cili komentoi ne Twitter se gjerat do te jene ndryshe pas 20 janarit. Rezoluta është përshëndetur nga autoritetet palestineze, qe e cilësuan ate nje goditje te forte, por edhe te drejte ndaj politikave pushtuese te Izraelit.

Recommended