Report TV - Gjata: Spitalet po braktisen nga mjekët specialistë,ikin në Gjermani
  • 7 years ago
Shumë shpejt spitalet e vendit do të jenë të braktisur nga mjekët specialistë, kjo jo vetëm për faktin se ata që janë diplomuar për mjekësi kanë zgjedhur të punojnë si mjekë familje, por edhe sepse shumë mjekë po emigrojnë drejt Gjermanisë. Kjo u konfirmua nga rektori i Fakultetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Këtë vit, numri i mjekëve që kanë hyrë në regjistrimet paraprake për specializim, është përgjysmuar, ndërkohë që është rritur numri i kuotave.

Në vendin tonë çdo vit dalin rreth 200 mjekë, ndërkohë që nevojat e vendit janë shumë më të mëdha. Tirana ka mbipopullim të mjekëve shprehet Gjata, për shkak të mundësisë së karrierës, ndërsa spitalet e qyteteve janë bosh.
Recommended