Ora News - Valter Glos: Miratimi i i vettingut, një hap përpara me drejtësinë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtori i Fondacionit ?Konrad Adenauer?, Valter Glos në një intervistë ekskluzive për Ora News, e quajti një hap përpara më shumë drejt implementimit të reformës në drejtësi, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vettingut.
Valter Glos:?Mund të themi që falë Zotit jemi dhe një hap më përpara. Reforma në drejtësi, në të cilën Shqipëria ka bashkëpunuar dhe me projektin Euralius dhe me ekspertë ndërkombëtarë konsiderohet prej shumë palëve si një reformë e mirë dhe ne si Fondacion ?Konrad Adenauer?, sikurse dhe shumë të tjerë, shpresojmë që ligji i vettingut të konceptohet dhe të zbatohet në mënyrë të tillë që të ketë efekt, veprim dhe të përputhet me standartet ndërkombëtare?.
I pyetur për ngritjen e Autoritetit për Hapjen e Dosjeve dhe caktimin e anëtarëve, Glos shprehu domosdoshmërinë e përfundimit sa më parë të këtij procesi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/valter-glos-miratimi-i-i-vettingut-nje-hap-perpara-me-drejtesine/