Kryeministri i Kosovës dhe ai malazez takim sekret në Shkodër

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kanë zgjedhur qytetin e Shkodrës, si pikë asnjanëse që dy Kryeministrat, ai i Kosovës Isa Mustafa dhe homologu malazez Dushko Markoviç të zhvillojnë takimin e radhës për çështjen e demarkacionit.
Fillimisht në hotelin e parashikuar për mbajtjen e takimit, mbërriti në orën 12:18 minuta kryeministri i Kosovës Mustafa i shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi si dhe Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
30 minuta pas tij, ka mbërritur kryeministri malazez Markoviç i shoqëruar nga stafi i tij i punës.
Burime brenda takimit që zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, bëjne me dije se në fokus të bisedës mes dy Kryeministrave ka qënë çeshtja e demarkacionit dhe përplasjet që kanë patur dy shtetet mbi territorin.
Në tryezë janë hedhur disa qëndrime rreth zbatimit të kësaj marrëveshje, që Kosova e kundërshton për shkak se kufiri i saj preket në një siperfaqe të konsiderueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-i-kosoves-dhe-ai-malazez-takim-sekret-ne-shkoder/