Ora News – I riu nga Saranda: Prej 11 vitesh varësi nga heroina, dua të rehabilitohem

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur të marrë drogë që në moshën e adoleshencës, por sot Leonard Hajdhushi nga Saranda ka vendosur të heqë dorë nga kjo varësi që po i shkatërron shëndetin dhe jetën.
27 vjeçari rrëfen se ka nisur të drogohet kryesisht me heroinë në kohën kur ka qenë në Greqi dhe prej më shumë se 10 vitesh nuk është shkëputur dot.
I braktisur nga familja për shkak të varësisë së tij, Leonardi thotë se i është drejtuar për rehabilitim spitalit bashkiak të Sarandës, po aty nuk gjen gjithmonë medikamente për t?u trajtuar.
Hajdhushi: Jam i revoltuar, kërkoj medikamente. Medikamentet në spital herë më thonë kemi e herë më thonë s?kemi. Sa herë marrim metadon është si heroina. Nuk është rehabilitim është zëvendës i heroinës.
Leonardi kërkon të trajtohet në një qendër rehabilitimi më të specializuar në Tiranë por deri tani nuk ka mundur të pranohet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-riu-nga-saranda-prej-11-vitesh-varesi-nga-heroina-dua-te-rehabilitohem/

Recommended