Ora News – Skrapar, amerikanët promovojnë Kanionet e Osumit, së shpejti “Parku i Aventurës”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Turizmi i aventurës në kanionet e Skraparit po futet në një fazë të re duke promovuar më gjerësisht kanionet e Osumit. Një grup studentësh amerikanë të Masacuset, do jenë ambasadorët e rinj të Shqipërisë që do promovojnë këtë perlë të natyrës shqiptare, ku do të ndërtohet ?Parku i Aventurës?
Zhvillimi i Turizmit të Aventurës në kanionet e Osumit në Skrapar, po merr jetë përmes projektit të Albania Aventure Resort.
Një grup studentësh nga Universiteti i Politeknikut të Massachusetts janë të rinjtë e parë që bëhen vullnetarët e promovimit, njëkohësisht ambasadorët më të rinjë të Shqipërisë në botë përsa i përketë turizmit të aventurës.
Profesor Robert Hersh: Zona është e mrekullueshme, kanionet janë fantastike dhe se të rinjtë amerikanë do të japin kontributin e tyre për promovimin e kësaj qendre. Katër prej studentëve po japin idetë e tyre për promovimin e kanionit të jashtëzakonshëm siç është ai i Skraparit
Turiste: Vullneturizmi shihet si një kontribut në zhvillimin e sipërmarrjes turistike më inovative dhe miqësore me mjedisin në Ballkan, që integron zhvillimin e aktiviteteve rekreative në natyrë me përmbushjen e qëllimit social për hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë dhe fuqizimin e ekonomisë lokale të komunitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/amerikanet-promovojne-kanionet-e-osumit-se-shpejti-parku-i-aventures/

Recommended