Report TV - Zbardhen emrat, ja kush drejton fushatën e PS në 61 bashki

  • 7 years ago
6 koordinatorë rajonesh, 12 qarqesh dhe 61 bashkish. Ky është shtabi themelor elektoral i Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Shqiptarja.com sjell skemën e plotë organizative dhe emrat që po drejtojnë fushatën tashmë të filluar të partisë më të madhe të mazhorancës për garën e ardhshme. Pak kohë më parë, Edi Rama saktësoi se kush do të ishin drejtuesit politikë të 12 qarqeve të vendit për betejën elektorale të vitit të ardhshëm, duke qartësuar se kush janë njerëzit e tij më të besuar të cilët, me gjasë do të kryesojnë dhe listat elektorale të këtyre qarqeve, por sot Shqiptarja.com sjell edhe emrat e drejtuesve në çdo bashki, siç duken në tabelën bashkëngjitur.

Recommended