Ora News - Meta “rrëzon” qeverinë teknike: Nuk është opsion. Situata u tejkalua

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka mbyllur shtigjet për krijimin e një qeverie teknike dhe sqaroi se ku ndryshon opsioni i tij për një gjë të tillë me atë të kreut të opozitës tani.
Meta: ?Qeveria teknike për të cilën flet zoti Basha është diçka tjetër. Nuk ekziston një opsion i tillë. Në rast se ka një keqkuptim për propozimin tim në një situatë të ndryshme disa ditë para 21 korrikut, ajo ishte thjesht me qëllimin për të bërë çdo gjë për të miratuar reformën?.
Kryeparlamentari ka konfirmuar qëndrueshmërinë e koalicionit, duke garantuar se shumica i ka 84 votat për miratimin e ligjeve që bëjnë të zbatueshëm reformën. Por Meta, erdhi me një propozim surprizë, kur shtoi numrin e ligjeve për diskutim, sikurse edhe seancat plenare.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-ne-deklarate-per-median/