Report TV - 'Drejtësia', Meta: LSI voton çdo variant përfshi atë të PS-PD

  • 7 years ago
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka thënë sot se LSI është e gatshme që të votojë çdo variant të Reformës në Drejtësi, përfshi edhe atë të dalë nga konsensusi mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, mjafton që ai variant të jetë bërë me konsensus.

Nga ana tjetër, Meta shtoi se LSI është e vetmja forcë politike që ka qenë më koherente në këtë proces dhe se reforma në drejtësi është domosdoshmëri dhe e vonuar.

?LSI ka qenë forca politike më koherente në këtë proces që nga fillimi duke pasur parasysh vështirësitë e konsensusit. Është domosdoshmëri reforma në drejtësi dhe është e vonuar. LSI do votojë çdo reformë sipas standardeve të Venecias, madje është e gatshme që të votojë një reformë PS ? PD, mjafton të ketë konsensus? tha ai.

Këta deklarata Meta i ka bërë gjatë mbledhjes së kryesisë së Levizjes Socialiste për Integrim, në të cilën është diskutuar mbi reformën në drejtësi

Recommended