Ora News - 1 Qeshori - Supriza e Policisë së shtetit për fëmijët në spitalin Pediatrik

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nuk jemi në ndonjë shesh xhirimi të filmave me personazhet e njohura të të vegjëlve Batman apo Supermen, por në ambientet e Spitalit Pediatrik të Tiranës.
Kjo ishte surpriza që kishte përgatitur për festën e 1 Qershorit Ministria e Brendshme, për këta fëmijë që ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre janë të detyruar që edhe sot qëndrojnë në këto ambiente
Për të imituar superheronjtë, ishin zgjedhur efektivë policie të maskuar si Supermeni dhe Batmani, të cilët kanë dhënë show për fëmijët e Pediatrisë, teksa janë ngjitur me litarë në katet e sipërme të spitalit.
I pranishëm në këtë surprizë të përgatitur nga policia e shtetit ka qenë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/supriza-e...

Recommended