Report TV - Skandali/Ja si Sali Berisha përgjoi nga Ministria e Mbrojtjes

  • 7 years ago
Është një celulë e tërë ajo që prej ministrisë së Mbrojtjes dhe jashtë saj, ka përdorur paisjet operacionale të përgjimit dhe dyshohet të ketë përgjuar gjerësisht, jashtë fushës së përcaktuar qartë nga ligjet në fuqi. E gjitha ka nisur në shkurt të vitit 2011-me urdhrat e blerjes së lëshuar nga ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka vijuar në mars të po atij viti me ardhjen e paisjeve speciale të përgjimit në Shqipëri, në prill me marrjen në dorëzim prej ministrisë së Mbrojtjes, konkretisht Shërbimi Informativ i Ushtrisë, po në prill me trajnimin e celulës që do të përdorte e ruante paisjet e përgjimit dhe, prej mesit të prillit, dyshohet që paisjet të kenë qënë funksionale për përgjim brenda ministrise së Mbrojtjes dhe jashtë saj. Skandal?.al disponon prova të qarta për secilin nga këto hapa të ngritjes, paisjes, trajnimit dhe bërjes tërësisht operative të kësaj celule përgjimi.

Recommended