Report TV - Reforma, Rama-PD: E keni frikë shemb strukturat që ju drejtoni

  • 7 years ago
Kryeministri Rama ka akuzuar nga foltorja e kuvendit demokratët se nuk e duan Reformën në drejtësi dhe se për këtë po përdorin një bashkëpunim të policisë me ndërkombëtarët për goditjen e një rrjeti të fuqishëm droge.

"Si çdo herë një punë të mirë të policisë e cila në bashkëpunim me DEA-n amerikane ka marrë pjesë aktivisht lidhje me çështjen e linjës së trafikut të drogës ju e përdorni për të sulmuar policinë. Jeni të pa shëmbullt. A thua se jeni ju që bashkëpunoni me policitë partnere apo a thua se ishit ju që vepruat këtu në ato raste që në ato raste e përdorët. Dëshpërimi juaj është ky. Po të ishit kaq të djegur për të miratuar reformën duhet të s'ishit ju të ishit pranë komisionit të prisnit aty ditë natë derisa të miratonit atë.Ju jeni ata që vetëm nxirrni pretekste për të mos e miratuar"-tha Rama

Shefi i qeverisë tha se janë dy shtyllat kryesore arsyet pse PD po i ikën Reformës në Drejtësi. Rama tha se cilësia e reformës nuk përmirësohet duke mbyllur derën, si të ishte verë, por përmirësohet duke punuar bashkërisht.

"S'ka rëndësi koha por cilësia? Hajde pra uluni në tavolinë të punojmë bashkërisht për reformën në drejtësi. Ju i ikni se ajo e shëmb sistemin e drejtësisë dhe të gjithë strukturat që ju kontrolloni bien, dhe ku kapaciteti i vendimmarrjes përmes partive politike minimiziohet."

Rama i ka bërë thirrje opozitës të ulet ti japë fund kësaj historie e të bëjnë Reformën të cilës nuk mund ti shpëtojnë as me Frookun e as me Shullazin

"Lëreni këtë valle dhe uluni ti japim fund kësaj historie që po bëhet gjithmonë e më shumë një barrë e rëndë e këtij populli që meriton të çelë negociata këtë vit dhe në të njëjtën kohë meriton ta shikojë të shembet këtë sitem para syve siç e meriton kjo Reformë. Lëreni alibitë se nuk ju shpëton as Frroku as Rroku as Shullazi as Saliu"-e mbylli fjalën e tij Rama

Recommended