Gjyqi për Prengën, dëshmitari: Kamerat në komisariat të fikura ditën e ngjarjes

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisariati i Kurbinit është i pajisur me kamera por ato kanë qenë të fikura mbrëmjen e 4 shtatorit kur ndodhi konflikti mes dy fiseve Cali dhe Prenga ku u përfshi edhe deputeti Armando Prenga.
Kështu ka dëshmuar këtë të hënë në Gjykatën e Lartë specialist i teknologjisë së informacionit në policinë e Lezhës, Rasim Bërçaj.
Ai deklaroi se e kishte mësuar këtë fakt vetëm 5 ditë pas ngjarjes kur ishte pyetur nga oficeret e policisë gjyqësore. Bërçaj ka pohuar se kishte shkuar në komisariat dhe kishte parë që kamerat ishin të fikura dhe jo të prishura.
Dëshmitari ka treguar me tej se Komisariati ka tre kamera, dy në pjesën e pasme dhe një në pjesën e portës hyrëse. Ato sipas tij janë të teknologjisë bardh e zi janë instaluar në vitin 200 dhe regjistrojnë me një kasetë e cila çdo muaj zëvendësohet me 960 orë filmime, dhe me pas ruhet ne arkiv.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-per-prengen-deshmojne-efektivi-bujar-haderaj-dhe-specialisti-i-it/

Recommended