Report TV - 7-vjetori i NATO-s, Kodheli: Na duhet të jemi gati për çdo rrezik
  • 7 years ago
TIRANË- Shqipëria feston sot 7 vjetorin e anëtarësimit në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO. 7-vjetori i NATO-s. Ministria e Mbrojtjes organizoi një ceremoni të veçantë në sheshin ?Nënë Tereza?, në kryeqytet, ku u ekspozuan mjetet dhe pajisjet më të reja të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli tha se sot Shqipëria feston një nga arritje më të mëdha për integrimin e vendit.

"Sot, po festojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit dhe integrimin e plotë në komunitetin euro-atlantik, si pjesë e një grupi demokracish moderne të destinuara të adresojnë sfidat e shekullit të 21-të, bazuar në vlerat e përbashkëta të lirive personale, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor. Rruga që Shqipëria mori për t?iu bashkuar Aleancës së Atlantikut të Veriut ishte e qartë dhe reflektoi që në ditët e para dëshirën e të gjithë shtresave të shoqërisë shqiptare për të vendosur interesat kombëtare mbi ato personale. Mbështetja masive që populli shqiptar i ka dhënë anëtarësimit në NATO tregon themelin mbi të cilin ne kemi ngritur të gjithë përpjekjen tonë politike, e vetmja e përfshirë në axhendat e çdo force politike në vend," tha Kodheli.
Recommended