Stop - Projekti Veliera pa leje mjedisore, firma gjobitet me 1 milione leke! (16 dhjetor 2016)
  • 7 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronike e zgjeruar: http://tvklan.al/stop-emisioni-75-sezoni-2/

Thellohet skandali i projtektit ?Veliera? ne bregdetin e Durresit. Pas transmetimit ne ?Stop? te hedhjes se inerteve ne det, rezulton se as bashkia e Durresit dhe as firma ?Everest shpk? nuk kane leje mjedisore.Kryeinspektori i mjedisit, Jurgen Dashi, deklaron se ka gjobitur fimen ne fjale me 1 milione leke te reja, duke e detyruar ate te rehabilitoje te gjitha inertet e depozituara ne bregdet dhe te percaktoje ne tjeter vend te pershtatshem per to.Situaten e quajne skandaloze dhe krim mjedisor edhe ambientalisti Sazan Guri dhe eksperti Klodian Aliaj. Ndersa drejtori i agjensise kombetare te bregdetit Auron Tare shpjegon, se ndalohet me ligj depozitimi i inerteve pergjate vijes bregdetare.

Pak kohë më parë ishte Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, që përuroi projektin 6 milionë dollarësh ?Veliera?. Në hyrjen e portit të Durrësit pranë Torres Veneziane, fadromat kanë shembur gjithçka. Por ajo, që është vërtet shqetësuese është derdhja e kamionëve me inerte në bregdetin e Durrësit. I pyetur për këtë skandal ekologjik, Kryebashkiaku Dako tha se inertet do të grumbullohen si pjesë e një projekti për shesh publik, rrugë apo parkim. Sipas Dakos, kjo gjë ul kostot. Por qytetari i parë i Durrësit nuk përmend kostot e ndotjes në bregdet. Situatën e quajnë skandaloze dhe krim mjedisor edhe ambientalisti Sazan Guri dhe eksperti Klodian Aliaj. Ndërsa Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit Auron Tare, shpjegon se ndalohet me ligj depozitimi i inerteve përgjatë vijës bregdetare. Ndërkohë, Kryeinspektori i Mjedisit, Jurgen Dashi thotë se Bashkia dhe firma nënkontraktore nuk kanë leje mjedisore. Për këtë arsye, ky inspektorat do të gjobisë firmën në fjalë dhe do ta detyrojë atë të rehabilitojë të gjitha inertet e depozituara në bregdet dhe të përcaktojë në tjetër vend të përshtatshëm për to.

Për ambientalistin Sazan Guri, ky është një krim mjedisor, që vret me qindra e mijëra jetë qytetarësh.

?Jemi mbi një zonë që në gjuhën e shkencës quhet zonë e mbrojtur e bregdetit të Durrësit, që quhen livadhet me Posedonia, e thënë shqip janë pyjet e detit. Nuk ka mundësi që një kanali të ujërave të zeza të 100 mijë banorëve t?i mbivendosësh edhe vdekjen e këtyre leshterikëve që janë oksigjeni jot o njeri, o politikan, o vendimmarrës, o qytetar durrsak, o arkitekt, o indiferent durrsak! Nuk ka mundësi që të bësh 7 gabime në një vend. I bëj thirrje Prokurorisë: Ja ku e keni krimin e madh mjedisor që vret me qindra e mijëra jetë qytetarësh durrsakë. Këto dhera që duhet të merreshin me kontratë nga një kompani e caktuar dhe të depozitoheshin në një vend që quhet landfill i mbetjeve inerteve, kjo është rruga më e shkurtër, më makabre, më e pa studiuar, më keqbërëse që të jep 100 metra që të gërmohet dhe ti kërkon rrugën më të shkurtër, që në fakt del më e gjatë sepse s...
Recommended