“Negociatat, presim vendim pozitiv” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teksa në Bruksel ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së janë mbledhur për të thënë fjalën e tyre mbi hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim te Shqipërisë, shefi i diplomacisë shqiptare shprehet pozitiv për mbështetjen. Sipas Ditmir Bushatit, pritet që Këshilli të shprehet pro rekomandimit të Komisionit Evropian. Në emisionin ?Dritare?, në Vizion Plus, Ditmir Bushati u pyet edhe për presionet që i bëhen nga individë të ndryshëm, gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij. Në mënyrë te veçantë, për një mesazh të publikuar në disa media që i ishte dërguar në telefonin e tij. Ministri i Jashtëm komentoi edhe zgjedhjet në Maqedoni. Sipas tij, vota e shqiptarëve për LSDM-në e Zoran Zaev përbën një kambane alarmi për përfaqësuesit politikë shqiptarë. Bushati tha se partitë politike duhet ta lexojnë drejt këtë votë pakënaqësie të shqiptarëve.

Recommended