Ambasadori Gjerman: Negociatat, nje vendim strategjik - Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Përpjekjet e forta që Berlini zyrtar po bën për të marrë një po unanime për negociatat me Shqipërine, i ka konfirmuar edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Në një intervistë për DW, diplomati sqaron se ky është një vendim strategjik. Ambasadori Zingraf nënvizoi se vendimi është strategjik dhe politik njëherazi. Ai shprehu bindjen se 28 vendet anëtare të BE do të bëhen bashkë për një qëndrim pozitiv. Situata politike në Shqipëri dhe plotësimi i kushteve të Bundestagut, në këto rrethana, marrin një rëndësi të vecantë. Diplomati vëren se ligji për reformën zgjedhore mund të bëhet pa pjesëmarjen e opozitës jashtë parlamentare. Por sipas tij, do të ishte shumë më mirë të ketë një mbështetje maksimale, për këtë reformë.

Recommended