Ambasadori gjerman Hofman për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania një prej 5 vëndeve të BE që në muajin dhjetor kërkoi më shumë kohë për statusin e vendit kandidat; i kujton Shqipërisë reformat që duhen realizuar për të marrë përgjigje pozitive në mesin e këtij viti. Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman, gjatë një konference të organizuar nga Instituti për Studime Ndërkombëtare, foli edhe për grupet që u pretendua, se ndikuan në vendimin e Këshillit Europian. "Këshilla ime për ju është kjo: Mos ndiqni rrugën e pafundme, spekulative, duke u ankuar për faktin se Këshilli Europian nuk gjykoi se kishte ardhur koha për të thëne "PO" për statusin e vendit kandidat në dhjetor". Ambasadori ka shpjeguar edhe nevojën e vendeve si Gjermania për të pasur më shumë kohë në lidhje me vendimmarrjen për Shqipërinë. Sipas Ambasadorit, BE-ja kërkoi të shihte nëse me rotacionin politik në Shqipëri do të vendosej një kulture e re politike, ku do kishte më shumë bashkëpunim mes palëve; bashkëpunim që në këto muaj ka munguar e për këtë diplomati gjerman ka kritikuar edhe opozitën edhe qeverinë. "Më lejoni të them se kjo nuk është çështje vetëm e qeverisë, por edhe e opozitës. Të dyja duhet të luajnë rolin e tyre dhe sipas meje opozita nuk është për të sulmuar apo për t'u skandalizuar me çdo gjë që përpiqet të bejë qeveria. Një çështje tjetër e rëndësishme është; a do mundet qeveria të ndaloje praktiken fatkeqe të së kaluarës kur administrata trajtohej si prone partie dhe futeshin militante pa kualifikimin e nevojshëm në pozicione kyçe. Kjo është një çështje mjaft e rëndësishme për të ardhmen". Diplomati gjerman ka përsëritur apelin që tashmë është dëgjuar shpesh në Tiranë apo në Bruksel se duhen reforma për të ecur para në rrugën e integrimit. "Fakti se një brez i ri ka ardhur në poste të rëndësishme mendoj se ndihmon pasi përfaqësuesit e Bashkimit Europian e kanë më të lehtë të bisedojnë me ta. Dhe duke e thëne këtë në fund të ditës integrimi nuk ka të bëjë me kontekstin e bukurisë të prezantuar nga ministrat e rinj, që prezantojnë politika që tingëllojnë mirë; por ka të bëjë me zbatimin bindes të reformave dhe modernizimin e Shqipërisë". Në muajin dhjetor, Gjermania, Franca, Danimarka, Britania dhe Hollanda vendosen të mos i japin Shqipërisë statusin e vendit kandidat duke e shtyre këtë çështje në qershorin e 2014-s, e deri atëherë qeveria e opozita duhet të bindin vendet skeptike, se mund të bashkëpunojnë e të reformojnë vendin.

Recommended