Ambasadori gjerman Hoffman: Optimist për statusin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Shqipëria i ka të gjitha shanset që në qershor të marrë statusin e vendit kandidat dhe Gjermania nuk do të jetë pengesë për këtë". Kjo ishte deklarata e ambasadorit gjerman në Tirane Helmut Hoffman i cili i ftuar në emisionin "7 pa 5" në Vizion Plus komentoi vizitën e kryeministrit Rama në Berlin dhe takimin me kancelaren Angela Merkel. Në një dalje të rrallë live në televizion, ambasadori foli edhe për pritshmeritë që Gjermania ka nga raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë që sipas tij pritet të jetë pozitiv. "Përveç deklaratës se kancelares që sheh hapa përpara të Shqipërisë unë do të ndalem dhe në një tjetër fjali. Kancelarja tha edhe se Gjermania pret një raport pozitiv të Komisionit Europian për Shqipërinë. Por unë nuk dua të bej parashikuesin le të themi".  Nuk mungoi edhe një paralajmërim i zotit Hoffman për azilkërkuesit shqiptarë që janë rritur ndjeshëm muajt e fundit. Diplomati gjerman theksoi se vetëm duke realizuar reforma të vazhdueshme në fushën e luftës kundër korrupsionit dhe duke garantuar një drejtësi të pavarur mund të thithen më shumë investime gjermane në Shqipëri