Ora News – Në 2016 shënohen 102 raste të reja me HIV/AIDS

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

102 persona të infektuar me virusin HIV është numri i të prekureve gjatë vitit 2016. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një numër total prej 1000 persona të prekurish nga ky virus vdekjeprurës. Rrrugët e transmetimit vijojnë të jetë ato sekusuale; dhe rritje të rasteve kanë shënuar edhe infektimi nga marrëdhënie homoseksuale.
1000 persona jetojnë në vendin tonë të infektuar me Hiv/Aids, ku nga ky numër 102 janë diganositkuar me virusin HIV në përiudhën janar-nëntor 2016. Institiuti i Shëndetit Publik raporton për 1 fëmijë të infektuar me Hiv gjatë këij vitit.
Roland Bani: Vetëm në 2016, pra deri në nëntor të këtij viti numri është 102 persona. Më shumë se gjysma e rasteve, pra më shumë se 60% i takojnë stadeve të avancuara. Çka nuk do të thotë se këta persona nuk është se janë infektuar rishtazi këtë vit, por ka qenë të infektuar prej vitesh dhe tani ka ardhur momenti që ata janë paraqitur për të marrë ndihmën e duhur.
Por cilat janë rrugët e transmetimit të virusit hiv? Koordinatori kombëtar për hiv aids në ISHP Roland Bani u shpreh se rruga kryesore e tansmetimit të virusit janë marrëdhënie seksuale, sidomos marrëdhëniet homoseksuale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/ne-2016-shenohen-102-raste-te-reja-me-hivaids/

Recommended