Report TV - LSI kundër rritjes së çmimit të gazit: Ndikon te buxheti familjar

  • 7 years ago
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar heqjen nga paketa fiskale e vitit 2017 të nenit që parashikon rritjen e çmimit të gazit për automjetet.

LSI ka depozituar në Kuvend një amendim që synon heqjen e nenit 4 të paketës fiskale të vitit të ardhshëm, e cila përfshin gazin për automjetet në produktet e akcizës.

Në relacionin shoqërues argumentohet se rritja e çmimit nga akciza e gazit është mjaft e lartë dhe ndikon dukshëm buxhetet e familjeve.

Recommended