Report TV - Çlirimi i Tiranës, Meta dhe Veliaj homazhe tek 'Ushtari i Panjohur'

  • 8 years ago
TIRANE - Në kuadër të 72-vjetorit të Çlirimit të Tiranës, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan homazhe tek "Ushtari i Panjohur", në nder të dëshmorëve që ranë në luftën për Tiranën.

Në një prononcim për mediat, Meta dhe Veliaj një zëri përcollën mesazhin e mirënjohjes për dëshmorët, ndërsa theksuan se ky 17 nëntor është një mundësi për të parë me optimizëm drejt të ardhmes europiane.