Report TV - Baleti italian “Caruso” shfaqet për 30-vjetorin e premierës në Tiranë

  • 8 years ago
Baleti ?Caruso? i koreografit dhe regjisorit italo-afrikan Mvula Sungani u shfaq këtë të shtunë në Tiranë.

Kjo vepër koreografike vjen në Teatrin e Operës dhe Baletit nga Instituti Italian i Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Sorrento-s me rastin e festimit të 30-vjetorit të shfaqjes së parë.

Ky balet është konceptuar dhe krijuar për yllin e baletit Emanuela Bianchini.

Baleti erdhi në skenë mes tingujve të një muzike të përzier me muzikën tradicionale ballkanike me muzikën klasike italiane.

Duartrokitjet e publikut ndiqnin herë pas here performancat e balerinëve. Lëvizje të përsosura koreografike.

Recommended