Stop - Skandali ne Permet, mjekut me diplome false i vdes pacienti ne dore! (26 tetor 2016)

  • 8 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Ardi Hyso është një qytetar në Përmet, i cili pretendon, se për shkak të neglizhencës së mjekut Kico Stefanidhi, babai i tij humbi jetën. Ai ngre pikëpyetje edhe në lidhje me kualifikimin e mjekut dhe dyshon, se moskompetenca e mjekut, ka qene shkaku i vërtetë i vdekjes së të atit. Një investigim i Stop, nxjerr në pah, se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara.

Ardi Hyso: Ju drejtova TV Klan, Stop-it, për arsye se nuk po gjej dot drejtësi. Më datën 23.9.2013 është shtruar babai im me temperaturë në urgjencën e spitalit të Përmetit. ka qenë orë 8 e 30 në darkë. Atu u ndodh doktor Kiço Stefanidhi, pasi e shtoji pa bërë asnjë lloj analize e la në dhomë dhe nuk i vajti asnjëherë. Të nesërmen, pasi komunikova me babanë, më thotë që është gjendje gripale. në orën 12 është lëvizur me ambulancë nga spitali drejt shtëpisë pasi mungonin ilaçet e tensionit. Këtë nuk kuptoja si nuk ka ilaçe tensioni spitali i Përmetit. Gjatë kësaj kohe nuk ka pasur asnjë ndihmë nga ana e doktorëve dhe infermierëve. Në datën 24, ora 6 marr në telefon se babai kishte vdekur. E kishin gjetur të vdekur poshtë krevatit.

Drejtori i spialit të Përmetit Elton Ismaili thotë, se dokumentat origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori. Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ?97.Tek Urdhri i Mjekut verifikojnë situatën dhe vendosin t?i heqin specializimin.

Një investigim i gazetarëve të ?Stop?, nxjerr në pah se mjeku i ka diplomat dhe kualifikimet e falsifikuara. Drejtori i spitalit të Përmetit, Elton Ismaili thotë, se dokumentet origjinale të mjekut në fjalë janë në prokurori.
Por vetë mjeku Stefanidhi thotë, se i janë djegur në vitin ?97. Tek ?Urdhri i Mjekut? po verifikojnë situatën dhe do të vendosin t?i heqin specializimin.
Fatmir Brahimaj, president i ?Urdhrit të Mjekut?: Faleminderit për këtë sinjalizim që më bëtë. Këtu dalin dy probleme, pasi këto të verifikohen dhe nëse nga ky vështrim i parë duket që nuk janë të sakta. Një është problemi jetik që mjeku ka mashtruar, na ka sjellë dokumente jo të rregullta për një specialitet që nuk e ka. Problemi i dytë, nëse këto certifikata nuk qëndrojnë ne do t?i heqim të drejtën e ushtrimit të specialitetit që nuk e ka.

Recommended