I akuzuar për droge, Kuka: S’mendova ligjet, mendova për bukën - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
?Kam kohë që kërkoj punë, por askush nuk më ndihmoi. Kam një fëmijë për të rritur dhe nuk kisha me çfarë ta ushqeja. Një ditë dikush me pyeti në fshat a do punë apo jo? Nuk mendova për ligjet, mendova për bukën që duhet të çoj në shtëpi si kryefamiljar?, Kjo ka qenë dëshmia e të arrestuarit për Miklovan Kuka, njëri ndër tetë të ndaluarit në Fier gjatë aksionit antidroge në fshatin Ninesh të njësisë administrative Fratar.