Abuzoi seksualisht me vajzën minorene, 10 vite burg babait

  • 8 years ago
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg Fatos Gurakuqin. Ai akuzohet se ka përdhunuar të bijën e tij 15 ? vjeçare për 10 muaj me radhë në shtëpinë e tyre, në zonën e Kodër-Kamëz.

Gjatë gjykimit Prokuroia solli prova të pakundërshtueshme se Gurakuqi ishte abuzuesi i vajzës së tij. Përveç dëshmive të marra nga e dhunura dhe familjarët e saj ishte analiza e ADN-së ajo që fundosi babain përdhunues. Kjo analizë konfirmoi shkencërisht se 40-vjeçari ishte autor i përdhunimit.

Recommended