Ora News – Meta takon ministrin e Jashtëm kinez: Intesifikim të marrëdhënieve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, në vijim të vizitës në Republikën Popullore të Kinës, u takua me Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Song Tao.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin transformues të Partisë Komuniste Kineze dhe theksoi se në Shqipëri çdo parti Parlamentare mbështet marrëdhëniet me Republikën Popullore të Kinës.
Për sa i përket bashkëpunimit politik dhe ekonomik, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se Shqipëria vlerëson marrëdhëniet miqësore dhe tradicionale me Kinën dhe shprehu besimin për intensifikimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve .
Gjatë bashkëbisedimit, Ministri për Marrëdhëniet me Jashtë të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Song Tao shprehu kënaqësinë dhe rëndësinë e këtij takimi dhe siguroi se marrëdhëniet me Shqipërinë mike janë të qëndrueshme dhe kanë rëndësi të veçantë për Kinën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-takon-ministrin-e-jashtem-kinez-marredhenie-miqesore-e-tradicionale/

Recommended