Intervistë për Ora News – Braçe kundër aministisë fiskale. Përgjegjësi për shkaktarët e përmbytjeve

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Erjon Braçe tha se remonti i hidrovoreve duhet të kishte përfunduar. Në studion e lajmeve të Ora News, deputeti socialist tha se kjo gjë nuk ka ndodhur në të gjithë territorin. Ai tha se në rast se do të ketë probleme me përmbytje, përgjegjësia nuk do të jetë politike, po administrative dhe penale.
Braçe: Pushteti vendor ka marrë me ligj vetëm një pjesë të inventarit të kanaleve vaditëse dhe kulluese në territorin respektiv të asaj bashkie. Emisarët qendrorë, kanale të mëdhaja që mbledhin ujrat vecanërisht në zona shumë depresive janë detyrim i drejtorive rajonale të vaditjes dhe kullimit që janë krijuar. Janë të mëdhaja. Unë po ju them për atë territor që mbuloj ajo drejtori është tërrësisht e pajustifikuar nga kjo pikëpamje sepse fillon në grykderdhjen e Shkumbinit dhe përfundon në Janinë është e pamundur ta menxhojë dhe natyrisht duhet që tani që fillojnë shirat puna veçanërisht me kanalet kulluese duhet të kishte përfunduar. Remonti i hidrovoreve i planifikuar çdo vit duhet të kishte përfunduar. Për fat të keq nuk ka ndodhur kështu në të gjithë territorin. Në rast se në këto territore ndodh që të ketë problematike përgjegjësia nuk do të jetë politike, përgjegjësia do të jetë e drejtpërdrejtë administrative dhe pse jo edhe penale për ata njerëz që janë atje poshtë në territor dhe që nuk kanë bërë punën e duhur.
Në lidhje me konfliktin e qeverisë dhe kompanisë Bankers, Braçe tha se qeveria duhet të kërkojë të drejtën e saj dhe të marrë vendimin e duhur për të shkuar në arbitrazh me këtë kompani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/permbytjet-brace-remonti-i-hidrovoreve-duhet-te-kishte-perfunduar/

Recommended