Report TV - Batutat/ Qytetari: Evropën e kemi atje lart. Rama:Je i besueshëm se je me PD

  • 8 years ago
Rruga hyrëse e qytetit të Tepelenës i është nënshtruar rikonstruksionit të saj, i cili përfshin edhe aksin rrugor deri në hyrje të kalasë.

Një investim tjetër investim prej 46 milion lekësh është edhe Shkolla e Mesme e Përgjithshme ?Abaz Shehu? e Tepelenës, e cila u inspektua nga kryeministri Rama.

Shkolla ka dy fusha sporti, volejbolli dhe basketbolli, palestër, laboratorë të standardeve europiane, si dhe mjedise çlodhëse dhe argëtuese.

?Investimi është 46 milion lekë të reja. Është në sistemin kapot në veshjen e jashtme, brenda me palestër, me laboratorët, me shkallët e emergjencës si asnjëherë.

Këtu janë stolat, lulishtet, se jemi në punim e sipër. Njëherë e mirë merr fund zgjidhja e gjithë këtyre viteve të lëna pas dore" tha kryebashkiaku Peçi.

Recommended