Report TV - Rama në Durrës për kanalet ujitëse Dako: Kemi investuar 60 mln lekë

  • 8 years ago
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Durrësit, Dako ka ndjekur nga afër punimet për rivitalizimin dhe vënien në funksion të kanaleve ujitëse që rikthejnë nën ujë 6 mijë hektarë tokë bujqësore.

Kryebashkiaku i Durrësit tha se kjo zonë ishte lënë në harresë për më shumë se dy dekada.

?Rezervuarin e hapëm 2 muaj më parë, tani realizuam edhe këtë kanal vaditës. Ka një vlerë të punimeve rreth 60 milionë lekë. Janë rreth 5 mijë familje, të cilat merren me bujqësi dhe përfitojnë nga ky investim. 25 vjet që ky kanal i ndërtuar në atë kohë, por që nuk ka funksionuar asnjëherë? - tha Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Punimet për këtë investim të ndarë në dy faza priten që brenda dy javësh të kenë përfunduar.

Recommended