Report TV - Drejtoresha e Shkollës: Policia s'gjeti asgjë të dyshimtë brenda në klasë

  • 8 years ago
Drejtoresha e Shkollës 9-vjeçare "Jashar Hoxha", Albana Imeraj tha për Report Tv se janë 6 vajza të klasës së 9-të D, të cilat janë ndjerë keq gjatë orës së parë të mësimit.

Imeraj shpjegon se mësuesja e klasës kujdestare është ankuar për erën e rëndë brenda në klasë, por pas kontrolleve të ushtruara nga policia nuk është hasur asgjë problematike.

"Sot në orën 08:30 të mëngjesit është ndjerë keq një vajzë e klasës së 9-të D. Vajza ka pasur simptoma të vjedhjeve dhe këputjes. I është dhënë ndihma e parë nga unë si drejtoreshë dhe stafi pedagogjik dhe është njoftuar prindi i cili e ka marrë dhe dërguar në spital. Është njoftuar komisariati i policisë të cilët kanë ardhur brenda 20 minutave. U tha nga mësuesja kujdestare se brenda në klasë vjen një erë e rëndë, policia hyri brenda por nuk ndeshi ndonjë problematikë. Ndodhi që pak më vonë u sëmurën edhe 2 vajza të tjera me të njëjtat simptoma. Janë 6 vajza dhe dy të tjera që janë ndjerë keq në shtëpi dhe janë dërguar nga familjarët në spital. Nga ambientet e shkollës kanë dalë 6 vajza", u shpreh Albana Imeraj, Drejtoreshë e Shkollës 9- vjeçare "Jashar Hoxha".

Recommended