Report TV - Pritet nga Veliaj, Thaçi: Krenar për punën e shkëlqyer në Tiranë
  • 8 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në një takim zyrtar Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Kryebashkiaku Veliaj i uroi fillimisht Presidentit Thaçi mirëseardhjen në Tiranë, ndërsa vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Gjatë takimit, u theksua se zbatimi i marrëveshjeve dhe nismave bashkëpunuese që dy qeveritë qendrore dhe ato lokale kanë arritur mes tyre, do të rrisin edhe më tej përfitimet e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

?Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që pritëm presidentin e Kosovës, mikun tonë Hashim Thaçin, mikun e të gjithë qytetarëve të Tiranës. Kjo është shtëpia jote e dytë dhe jemi gjithmonë të lumtur të presim në Tiranë. Më vjen mirë se kemi pasur disa rastësi shumë të bukura këtë javë: Sapo kemi përfunduar rrugën më të mirë, më të bukur dhe më të çmuar në qytet, quhet rruga e ?Kosovarëve?.
Recommended