Report TV - Vlorë- Zvërnec për 20 vite në gjendje skandaloze, banorët: S'kalojmë dot

  • 8 years ago
Segmenti rrugor prej 10 km në Vlorë, nga zona e Skelës deri në Zvërnec është totalisht i amortizuar dhe jashtë çdo standardi rrugor.

Pluhuri në verë e balta në dimër janë bashkudhëtarë të mijëra banorëve të kësaj zonë. Gropat e mëdha gjatë gjithë gjatësisë së rrugës ua vështirësojnë drejtuesve të automjeteve kalimin.

Sipas tyre, kjo rrugë sa vjen dhe më keq bëhet. Edhe pse herë pas here punohet në sipërfaqe të kësaj rruge, ajo vazhdon të jetë tejet e amortizuar.

Kjo rrugë që lidh Vlorën me zonën industriale dhe plazhet e Zvërnecit ndodhet në këtë gjendje prej 20 vjetësh. Ndërkaq shirat e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar situatën.

Recommended