Report TV - Sauk, të shtëna me armë zjarri te "Arena Club" pas një konflikti

  • 8 years ago
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e Saukut, Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali nate, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt, duke degraduar deri në përdorimin e armëve. Fatmirësisht nuk ka të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa policia ka bërë të mundur shoqërimin e dy personave, P.G dhe E.D

Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja pistolete.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 4:20, në Sauk, pranë një lokali, janë dëgjuar të shtëna arme zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, ku nga verifikimi, në vëndngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të dyshuara pistolete.

Për verifikim u shoqëruan shtetasit P. G. dhe E. D., të cilët udhëtonin me mjetin tip "Mercedes Benz", pasi dyshohen se kanë qënë pjesmarrës në këtë ngjarje.

Nga verifikimet e kryera nuk ka të dhëna për të plagosur.

Grupi Hetimor po punon për identifikimin e kapjen e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Recommended