Report TV - Në 2017-ën 2 mijë kredi të buta prioritet do të kenë çiftet e reja

  • 8 years ago
Në buxhetin e 2017-s, Bashkia e Tiranës do të parashikojë dhënien e dy mijë kredive të buta, në buxhetin e ri.

Bëhet fjalë për një fond rreth 1 milionë dollarë, i cili do të përballohet nga të ardhurat e bashkisë dhe do të bëjë të mundur që 2 mijë familje të marrin një apartament me kredi, ku interesi shkon deri në 3%.

Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se kryebashkiaku Veliaj do të nxjerrë një urdhër, ku do përcaktohen kriteret e reja për të marrë kredi me interes të ulët, si dhe kategoritë që do të kenë prioritet.

Recommended