Report TV - Kukës, rikonstruktohen ambientet e konviktit,Hoxha:Tani kushte optimale

  • 8 years ago
Nxënësit që kanë zgjedhur konviktin e shkollës së mesme ?Havzi Nela? për tu strehuar për vitin shkollor 2016-2017 do të kenë kushte më të mira akomodimi.

Bashkia ka ndërhyrë në konviktin ? 20 Dëshmorët? për përmirësimin e kushteve.

Sipas Drejtorit Asllan Hoxha me kontributin edhe të biznesit privat është ndërhyrë edhe në përmirësimin e infrastrukturës në kuzhinën e konviktit.

Sipas tij, Ministria e Arsimit ende vazhdon të mos paguaje një borxh prej 530 milionë lekësh që prej 2008 ndaj Bashkisë Kukës.

Në konviktin e Kukësit strehohen mbi 250 nxënës që vijnë kryesisht nga fshatrat e Kukësit, Hasit, Mirditës dhe Pukës që ndjekin shkollën e mesme të përgjithshme ?Havzi Nela?, por edhe arsimin e mesëm profesional.

Recommended