Report TV - Vdekja e gruas shtatzënë, 2 mjekët e Koço Gliozhenit sot para gjykatës

  • 8 years ago
Mbërrijnë në Gjykatën e Tiranes dy mjekët nën akuzë për vdekjen në maternitet të gruas shtatzënë dhe foshnjës së saj.

Mjekët Helidon Klosi dhe Dritan Deçka akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.

Gjyqtari Altin Shkurti vendosi për seancë me dyer të mbyllura, pa praninë e kamerave.

Dy mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me rastin e rëndë të vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj 9-muajshe, ngjarje tragjike e ndodhur mes mbrëmjes së të enjtes dhe në të gdhirë të ditës së premte që lamë pas.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në gjykatë për dy mjekët masen e sigurisë ?arrest ne burg? me afat 45 ditë, në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.

Recommended